Viktor Gyokeres, një sulmues suedez i lindur në vitin 1998, po shijon një sezon të jashtëzakonshëm me Sportingu. Me 25 gola dhe 4 asistime në vetëm 21 ndeshje, sulmuesi nga Stokholmi ishte protagonisti i madh i fitores 4-1 ndaj Man. Sitit më 5 nëntor. Një paraqitje e paharrueshme që vuri në pah talentin e lojtarit dhe ambicien e “Luanëve”.
Për të festuar këtë sukses, klubi portugez nxori në ankand fanellën e veshur nga Gyökeres në atë mbrëmje historike në platformën “Matchwornshirt”, e specializuar në shitjen e relikeve sportive. Rezultati ishte mbresëlënës, fanella me numër 9 u shit për 18,069 euro, duke vendosur një rekord të ri për klubin.
Kjo shifër, ndër më të lartat e regjistruara ndonjëherë në fanellën e “Matchworn”, nënvizon vlerën simbolike të objektit dhe interesin në rritje rreth futbollistit, i cili po tërheq vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane. Për Sportingun, sulmuesi Gyökeres përfaqëson jo vetëm një lojtar themelor në fushë, por edhe një ambasador prestigjioz në nivel ndërkombëtar.