Ish i burgosuri politik Afrim Fanda ka reaguar nëpërmes një statusi në rrjetin social facebook për mos dorëheqjen e Mersim Maksutit, dhe Besa Arifit nga Këshilli për Reforma në Gjyqësi, përcjell Almakos.
Reagimi i Fandës vjen pas lajmit se nga i njëjti Këshill janë larguar profesoresha Mirjana Najçevska, eksperti Gordan Kallaixhiev dhe Uranija Pirovskas, sipas Fandës, këta të fundit nuk kanë pranuar që të jenë dekor në atë këshill për dallim nga Maksuti e Arifi.
Reagimi i plotë i Fandës.
“Tre intelektualët sllavomaqedonas, pedagogë universitar dhe aktivistë për të drejtat e njeriut, nga të cilët me e spikatura, profesoresha Mirjana Najceska, dhanë dorëheqje nga Këshilli për reforma në gjyqësor. Ndergegja e tyre qytetare dhe bagazhi intelektual ua bëri të pamundur qëndrimin si dekor në këtë Këshill farsë. Por kjo gjë nuk u pengon fare ministrit dhe “ekspertëve” shqiptarë, Mersim Maksuti dhe Besa Arifit. Si të japin ata dorëheqje nga ky Këshill? Ata për dekor janë pranuar dhe për dekor paguhen!”, ka shkruar Fanda.