Gruaja e biznesmenit të dyshuar Sead Kocan ,Asmira Kocan u tërhoq nga pozicioni i menaxheres në firmën Transmet lab DOOEL, firmë si motër e kompanisë Transmet DOO, transmeton Tetova1.
Sot në qendrën regjistruese është bërë ndryshimi në kompani edhe kjo vetëm disa ditë pasi që burri i saj doli nga shteti dhe pas tij është lëshuar një fletarrest.
Drejtor i ri në vend të Asmira Kocan në Transmet lab është Selma Kocan, anëtar më i ri i familjes Kocan.
NOVA TV gjatë kontrollimit në Qendrën Regjistruese ka hetuar se Asmira Kocan është e tërhequr edhe nga pozicioni i drejtoreshës në televizionin NOVA. Këtë e ka bërë vitin e kaluar ndërsa periudha lidhet me nisjen e veprimeve parahetimore për Transmet nga ana e Prokurorisë Speciale Publike.
Firma Transmet lab DOOEL është firmë simotër e firmës kryesore Transmet DOO e cila për momentin është nën hetime të Prokurorisë Speciale Publike. Edhe dy firmat gjenden në adresën e njëjtë në Qendrën Tregtare Zebra në Kapishtec.