Lozonjare, Sensuale, e Fuqishme… Pariziane e papërmbajtshme. Ajo është një ikonë. Ajo është një yll. Është FAME, aroma e re e lakmuar e grave të Paco Rabanne. Festuar nga gruaja e re, ultra-kreative urbane e sotme, me një aromë avangarde, të dallueshme femërore në një shishe të shkëlqyeshme dhe të modës, frymëzuar nga modelet më ikonike të Paco Rabanne. Një objekt dëshire e parezistueshme dhe një nxitje e vërtetë egoje…
FAME është një histori feste e stilit të famshëm të PACO RABBANE
Paco Rabbane krijoi njw vizion tw ri, twrwsisht modern dhe revolucionar pwr gratw, atw qw brendi sot e feston me koleksionet e Xhulien Dosena, e cila wshtw drejtoresh artistike nga viti 2013.
Duke lidhur të kaluarën dhe të tashmen me çantën me zinxhir të vitit 1969, mini fustanin elegant me loze apo bizhuteri të guximshme me mbështjellësin XL.
Shishja FAME është një dizajn ultra i dëshirueshëm dhe i guximshëm. Një shprehje thelbësore e stilit avangardë të markës, duke i bërë jehonë disa prej nënshkrimeve më të famshme të Paco Rabanne. E çmuar si një bizhuteri. E lakmuar si çanta që nga viti 1969. Lozonjare si fustani ultramodern me zinxhir metalik i veshur nga kaq shumë femra ikonë. Shishja FAME ka fustanin i cili është një montim pastilash argjendi. Madje ka edhe piercing të vegjël, syze dielli në stilin e syve të maces, sepse ato janë aksesori ikonë i yllit të vërtetë që pasqyron Paco Rabanne.
Kur e quani aromën tuaj FAME, ajo duhet të jetë një yll absolut. Një vizion i guximshëm dhe i ri i feminitetit. Luks avangard dhe një përbërje super-inovatore, e cila është e mbushur me përbërës të çmuar. Dhe sigurisht, një aromë vërtet e parezistueshme që rrezaton gëzim dhe sensualitet të guximshëm. Për shkak se për Paco Rabanne, luksi i vërtetë ka qenë gjithmonë në inovacion, ekipi kryesor që krijoi FAME bashkoi një linjë emocionuese përbërësish heroikë, disa prej të cilëve nuk janë përdorur kurrë më parë në një aromë. Dhe ajo që është gjithashtu e një rëndësie të veçantë, më shumë se 90% e përbërësve janë me origjinë natyrale. FAME përmban një kast yjor notash që nuk kanë luajtur kurrë së bashku në një aromë. Mango e harlisur, me lëng. Jasemini i butë, i ajrosur, jashtëzakonisht i pastër.
Temjan i varur, sensual, kremoz. Në fakt, temjani i FAME është ajo që e bën kaq shumë Paco Rabanne. Kjo është AROMA QË RRITË LAVDI TUAJ TË BRENDSHËM. Për të sjellë në jetë gjithë lavdinë dhe madhështinë, Paco Rabanne thirri një nga aktoret e reja më emocionuese të brezit të saj, ELLE FANNING. Aktorja 21-vjeçare, e cila ka treguar aspektet e shumta të personalitetit të saj përmes roleve që i kanë sjellë sukses dhe famë botërore, ka shëtitur rrugëve të Qytetit të Dritës, pranë dyqanit kryesor të Paco Rabanne, ku FAME tërhoqi vëmendjen e saj të plotë. dhe e çoi në botë të reja.
Kjo aromë emocionuese është pjesë e grave që frymëzojnë Paco Rabanne të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Një vizion i ri i guximshëm i feminitetit që do t’i bëjë të gjitha aspektet tuaja të shkëlqejnë, duke ndjekur një aromë po aq unike dhe spektakolare sa ju. Bëhu një yll absolut në të gjitha botët, bëhu FAME!





