Tradita e zëvendësuar nga teknologjia botërore për prodhimin e vajit ushqimor të lulediellit të cilësisë së lartë “Kristal”
Industria ushqimore KRISTAL 1923 SHA (deri në vitin 2020 Blagoj Gjorev) nga Velesi është fabrika e parë në R. e Maqedonisë për prodhimin e vajit ushqimor të lulediellit Kristal. Reparti i parë i prodhimit është ndërtuar në vitin 1923 në një sallë të vogël, prodhimi është bërë me dorë dhe sot është zëvendësuar nga teknologjia më moderne për prodhimin e vajit të lulediellit. Vaji i gatimit Kristal është i njohur për cilësinë e tij të vazhdueshme dhe sa vjen e më të mirë duke filluar nga viti 1923 e deri më sot.
Vaji Kristal sot:
Rritja dhe zhvillimi i përditshëm bazohet në teknologjinë moderne sipas standardeve botërore të cilësisë, të njohura nga tregjet evropiane, ku ka një kërkesë në rritje.
Kapacitet unik në Maqedoni për përpunimin e farërave vajore (lulediellit, rrepës, sojës) mbi 50.000 tonë në vit.
Depozita magazinimi 15.000 ton vaj bruto;
- Rafineria për prodhimin e 100 tonë vaj të rafinuar në ditë;
- Linja e paketimit për vajin e gatimit mbi 100 ton në ditë;
- Kapaciteti për prodhimin e margarinës dhe yndyrave të tjera të forta prej 7000 ton në vit;
- Prodhimi i produkteve të ëmbëlsirave (hallvë, llokume, zhele, tahin) prej 1000 ton në vit;
- Prodhimi i uthullës (alkoolike, uthull vere dhe molle)
-Zotëron laborator modern ku cilësia e lëndëve të para dhe produkteve të gatshme kontrollohet çdo ditë
I gjithë prodhimi zhvillohet në kushte rreptësisht të kontrolluara, nën mbikëqyrjen e teknologëve më të mirë. Pikërisht për shkak të cilësisë së lartë të prodhimit të vajit të gatimit, Kristal është kurorëzuar me çmime në të gjithë Evropën pikërisht për shkak të standardeve që ka si ISO 22000, HACCP, HALAL, GMP +.
Ndjekja e teknologjisë moderne dhe puna me dashuri janë epitetet e cilësisë dhe suksesit që e bëjnë këtë markë atë që është sot, dhe besimi i konsumatorëve është çelësi që konfirmohet nga puna shumëvjeçare.