Forumi Rinor i Lëvizjes BESA – Saraj, ka reaguar për gjendjen katastrofale në të cilën gjendet objekti i shkollës fillore të fshatit Rashçe. Objekti në fjalë, thonë të rinjtë e BESËS, është mbuluar nga gërmadhat e shkatërrimit nga djegia e para disa viteve, të cilët akuzojnë BDI-në se edhe vatrat e dijes i ka lënë të shkatërruara dhe në harresë, ndërkohë që diskuton e analizon për qeveri, duke bërë të harrohen problemet elementare me të cilat përallemi për çdo ditë.
“Fëmijët e Rashçes janë të detyruar të mësojnë në kushte mizore, fal politikave të dështuara arsimore të BDI-së, funskionarët e së cilës çdoherë kur ka zgjedhje vijnë e fotografohen, por asnjëherë nuk ndërmarrin asnjë iniciativë konkrete për ndërtimin e kësaj shkolle. Lajmi i mirë është se kur do të fiton Lëvizja BESA zgjedhjet komunale në Saraj, këto probleme do t’i takojnë të kaluarës, ndërsa arsimi do të ketë një nga vendet kryesore në veprimtarinë tonë”, tha Blerim Hajdari nga Lëvizja BESA, duke shtuar se kjo do të bëhet ashtu siç është paraparë në Platformën e Ridefinimit të Sistemit Arsimor. /SHENJA/
Powered by WPeMatico

