Nga kompania e energjisë elektrike EVN, thonë se me uljen e temperaturave të ulëta, rregullisht nëpër Shkup ndodhin probleme të tilla. Sipas zëdhënësit të EVN-së Atanas Kovaçevski, një gjë e tillë ndodh tek vendet ku përdoruesit nuk e kanë pëlqimin e përshtatshëm të energjisë elektrike. Sipas Kovaçevskit, këto probleme paraqiten nëpër vendet ku ka konsum të pakontrolluar dhe vende ku përdoruesit nuk na lejojnë që të bëjmë rekonstruim të rrjetit dhe siç tha ai, një ndër rastet e tilla është edhe lagjja Dizhon.
”Ajo pjesë e lagjes Dizhon, e cila nuk na lejon që ta mbarojmë projektin, investimi i të cilit është më tepër se gjysmë milioni euro, aty kemi probleme, rregullisht shkojmë, i ndryshojmë siguresat, por nuk mund të durohet një ngarkesë aq e madhe e rrjetit, sepse atje konsumohet në mënyrë të pakontrolluar, sepse një pjesë e tyre nuk paguajnë energjinë e konsumuar, dhe pse ka kyçje në mënyrë ilegale që e mbingarkojnë. Para dy ose tre javëve, aty ka pasur edhe zjarr në një shtyllë elektrike. Në ato vende ku është bërë rekonstruimi i rrjetit distributiv, ku përdoruesit rregullisht i paguajnë faturat dhe ku nuk ka vjedhje të energjinë elektrike, ku nuk ka gjëra ilegale, ata furnizohet në mënyrë normale me energji elektrike, atje siguresat nuk digjen. “ tha për televizionin Shenja, zëdhënësi I EVN-së, Atanas Kovaçevski.

