Banorë të Gërçecit dhe Krushopekut nuk lejojnë të sanohen defektet në rrjetin distributiv
Ekipet e Elektrodistribuimit vazhdimisht pengohen nga banorët në sanimin e defekteve dhe në realizimin e projekteve investuese për rekonstruimin e rrjetit në Gërçec dhe Krushopek. Përveç pamundësisë për të punuar, punonjësit ballafaqohen edhe me ofendime dhe kërcënime për jetën, si dhe kërcënime për shkaktim të dëmeve materiale.
Përsa i përket defekteve, të njejtët ndodhin dhe përsëriten si rezultat i mbingarkesës së vazhdueshme të rrjetit sepse konsumatorët ilegalisht dhe në mënyrë të pakontrolluar shfrytëzojnë energji elektrike.
Për sa kohë të ekzistojë pamundësia për punime në rrjet për shkak të arsyeve të përmendura, këta fshatra do të ketë vështirësi, probleme dhe ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.
Me respekt,
EVN Maqedoni