Ministria për Vetëqeverisje Lokale sot do të organizojë eventin e katërt konsultativ për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, i cili do të hapet nga ministri Zlatko Perinski.
Ndër pjesëmarrësit do të jenë pjesë e ekipit ekspert të përfshirë në proces – prof. dr. Aleksandar Spasenovski, prof. dr. Gordan Georgiev dhe prof. dr. Memet Memeti.
Në event do të marrin pjesë edhe kryetarët e komunave të Shkupit, kryetarë të komunave nga rajoni i Shkupit dhe nga rajoni i Planifikimit Verilindor, përfaqësues nga PNUD-ja dhe nga organizatat joqeveritare.
Eventi organizohet me mbështetjen e projektit “Forcimi i Këshillave Komunale”, i financuar nga Qeveria e Zvicrës dhe Ministria për Vetëqeverisje Lokale, dhe i kofinancuar dhe implementuar nga Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara – PNUD, në bashkëpunim me institucione të tjera kombëtare dhe njësi të vetëqeverisjes lokale.
Qëllimi i këtij eventi është të mundësojë përfshirjen aktive të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave joqeveritare në procesin e përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit, duke siguruar më shumë transparencë dhe përfshirje, njofton Ministria për Vetëqeverisje Lokale.


