Reshjet e dendura të shiut në Maqedoninë Perëndimore kanë shkaktuar vërshime të mëdha. Në Kërçovë janë evakuuar 180 persona, ndërsa më së shumti shi ka rënë në Pozharane dhe Tetovë si pasojë e ciklonit nga Gjiri i Gjenovës.
Gjatë 48 orëve të fundit, përfshirë orët e mëngjesit, në pjesët perëndimore të Maqedonisë kanë rënë sasi të mëdha shiu, gjë që ka shkaktuar vërshime serioze dhe evakuimin e një numri të madh të qytetarëve.
Më së shumti shi është matur në Pozharane – 55 litra për metër katror, ndërsa nga qytetet më i goditur është Tetova me 52 litra për metër katror.
Reshjet e dendura kanë çuar në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në lumenj, me çka ekziston rreziku i daljes së tyre nga shtrati në disa zona perëndimore të vendit.
Situata më e rëndë paraqitet në Kërçovë, ku për shkak të vërshimeve janë evakuuar plot 180 persona. Janë përmbytur shtëpi dhe infrastrukturë, ndërsa shërbimet kompetente po ndërhyjnë në terren për përballimin e pasojave.
Data 16.02.2026
Aktuale
- Korridori 8, boshti i ri strategjik i Shkupit dhe Tiranës
- Ndihma e Shpejtë në Shkup përballet me mungesa serioze
- “Nuk të lënë të vdesësh, duan të vuash” – brenda burgjeve të torturës në Rusi
- Kryeministri britanik shqyrton rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen
- 9 kandidatë në garë për drejtor të AKE
- VLEN: SPAK-u i BDI-së le të kërkojë nga SPAK-u i Shqipërisë ekstradimin e Artan Grubit
- Rrezikuan jetën e skijatorëve me motorë: Kodra e Diellit denoncon shkelësit në polici
- Evakuohen 180 persona në Kërçovë – vërshime të mëdha në Maqedoninë Perëndimore


