Si e komentoni çështjen e Asociacionit që u përshkrua si vetëmenaxhim i komunitetit serb?
Mandl: Rezultati duhet të jetë një strukturë e ngjashme me Tirolin Jugor. Sigurisht që komunat veriore të Kosovës nuk do të kenë një organ legjislativ të izoluar. Kjo do të shkaktonte rrëmujë. Por një vetëmenaxhim do të ishte në rregull; si në Tirolin Jugor. Duhet të mendojmë për njerëzit e rregullt që meritojnë një jetë të denjë.
Çka mendoni se do të sjellë takimi i radhës në mes të kryenegociatorëve?
Mandl: Shpresojmë se ata do të bindin udhëheqësit e tyre që të nënshkruajnë dhe zbatojnë pa vonesë të mëtejshme.
Qeveria në Kosovë nuk mori mbështetje nga opozita për këtë marrëveshje, si e komentoni këtë?
Mandl: Pjesë të mëdha të bashkësisë ndërkombëtare e kanë vlerësuar lartë stabilitetin e politikës së Kosovës tash e disa vite. Kjo është më e rëndësishme se disa tensione të vogla në politikën e brendshme. Prandaj rekomandoj që qeveria të bashkëpunojë ngushtë me parlamentin në tërësinë e tij, domethënë edhe me opozitën; dhe që opozita ta respektojë rolin e qeverisë për të përfaqësuar dhe kontrolluar.
Serbia nuk deshi ta firmos marrëveshjen, ndërsa Kosova po. Çfarë duhet të veprohet në këtë drejtim?
Mandl: Udhëheqja serbe ka vendosur të demonstrojë një qasje me gjysmë zemre duke mos nënshkruar dhe ka lënë një derë të fshehtë për të lënë sërish logjikën e lirisë dhe paqes, të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Do të jetë një lehtësim për popullin serb kur liderët e tij vendosin të sillen me përgjegjësi dhe të nënshkruajnë.
Liberalizimi i vizave për kosovarët duket të jetë afër. Çka e dënoi Kosovën që të mos i hiqen vizat?
Mandl: Siç e dinë të gjithë, një pakicë e shteteve anëtare, qeveritë hezitonin të vendosnin për të për shumë vite. Që nga 1 janari do të jetë në fuqi udhëtimi pa viza dhe do të jetë shumë i vonuar.