Policia e privoi nga liria personin e dyshuar për plaçkitje me pasoja vdekje, e cila ndodhi para dy ditëve në Ohër.
I dyshuari, siç informon Prokuroria Publike, është me prejardhje nga Kumanova dhe në momentin e plaçkitjes ka jetuar në ndërtesën e njëjtë me viktimën dhe është njohur me të. Pas plaçkitjes së kryer, i dyshuari është nisur për në Kumanovë me qëllim që të dalë nga kufijtë e shtetit.
Me urdhër të prokurorit publik kompetent në vijim është ndërmarrja e veprimeve për zbardhje të mëtejme të ngjarjes penale-ligjore.