Numri i qytetarëve dhe personave juridikë që kundërshtojnë gjobat për shkelje trafiku të regjistruara nga sistemi “Safe City” ka pësuar rënie të ndjeshme gjatë muajit mars, njofton Gjykata Themelore Penale e Shkupit.
MARKETING
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë marsit 2026 janë paraqitur gjithsej 65 ankesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse, prej të cilave 22 nga persona juridikë dhe 43 nga individë. Kjo shënon një rënie të madhe krahasuar me muajin shkurt, kur ishin regjistruar 476 ankesa, përfshirë 431 nga persona juridikë dhe 45 nga individë.
Nga Gjykata Penale bëjnë të ditur gjithashtu se rastet e mbetura nga ankesat e mëparshme janë duke u trajtuar dhe një pjesë e tyre tashmë janë përfunduar. Vetëm gjatë marsit, 92 raste janë mbyllur me vendim, ndërsa shumica e tyre ndodhen në fazë përpunimi.
Ndërkohë, sistemi “Safe City” ka evidentuar një rritje të shkeljeve të trafikut. Në mars janë regjistruar 26.241 kundërvajtje, krahasuar me 19.066 sa ishin regjistruar në muajin shkurt.


