Është shtyer gjykimi i sotëm kundër të akuzuarit Boban Iliq, informuan avokatët e të involvuarve në rast. Seanca e ardhshme në të cilën do të jepen fjalët përfundimtare është caktuar për më 10 janar të vitit të ardhshëm. Prokuroria e ngarkon të akuzuarin Iliq se më 25 qershor të vitit të kaluar e ka vrarë fëmijën katërvjeçar Almir Aliu, pas zënkës paraprake verbale me babain e djalit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.
I dyshuari, ngarkohet se e ka shkelur Almirin katërvjeçar në rrugën “Boris Kidriç”. Për ngjarjen e njëjtë kundër tre personave të tjerë, përndryshe, babai i fëmijës, Sedat Aliu, Sami Demiri dhe Abdulla Aliu, është parashtruar aktakuzë për vepër të kryer penale “dhunë”.
Data 04.03.2025
Aktuale
- Takim me përfaqësuesit e Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane
- Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur – ai lë shtëpinë mes lotësh
- SPAK përgjoi një anëtar të ‘Kushtetueses’, Eugen Beci: Prokuroria e Posaçme ka zbatuar kompetencat e saj! Problemi qëndron si është ndërtuar ligji
- Një person e ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar rëndë në autostradën Tetovë-Gostivar
- E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë
- Eliminim dhe një histori emocionuese, çka do të ndodh sot në BBVA
- Kryeparlamentari kroat Gordan Jandroković për vizitë tre ditore në Shkup
- Avokatja e Popullit për numrin e lartë të personave në paraburgim: Të merret në konsideratë prezumimi i pafajësisë