Në mëngjes Termoblloku 2 në REK “Bitola” automatikisht është shkëputur nga sistemi elektroenergjetik, kumtuan nga SHA EMV, ndërsa arsyeja është përpunimi i mekanizmit mbrojtës të bllokut, i cili është aktivizuar si pasojë e temperaturës së rritur përkatësisht djegies së elementeve të drurit në afërsi të kabinetit për menaxhim elektronik.
Nga sektori për marrëdhënie me opinionin të SHA EMV theksojnë se duke marrë parasysh se bëhet fjalë për një sabotim potencial, menjëherë pas ngjarjes, shërbimet kompetente të REK “Bitola” kanë reaguar sipas protokolleve operative.
“Për rastin është njoftuar policia kriminalistike, e cila aktualisht po kryen mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar të gjitha rrethanat. Pas përfundimit të inspektimit policor, ekipet e ekspertëve nga REK “Bitola” menjëherë do të fillojnë me analiza të detajuara për të vlerësuar dëmet e mundshme dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të rritjes së temperaturës”, njoftoi SHA EMV.
Kohëve të fundit, prodhimtaria e energjisë elektrike në REK “Bitola” zhvillohet me kapacitet të reduktuar. Termoblloku 1 është në remont të rregullt vjetor, ndërsa Termoblloku 3 është shkëputur nga rrjeti për shkak të nevojave të reduktuara aktuale për energji elektrike nga ana e Furnizuesit universal EVN Houm.
Plotësimi i nevojave të vendit për energji elektrike plotësohen nëpërmjet rritjes së prodhimit nga hidrocentralet e SHA EMV, si dhe nëpërmjet blerjes dhe shitjes së energjisë nga MEMO.