Gjendja shëndetësore e vajzës 14 vjeçare nga Ohri me diabet të tipit 1, e cila në gjendje të rëndë shëndetësore me ketoacidozë ishte pranuar në KARIL po përmirësohet
dhe ajo po merr frymë spontanisht. Këtë sot në pres-konferencë e theksoi zëvendës – ministri i Shëndetësisë, Asim Musa. Ai theksoi se 14 vjeçarja nga Ohri, si dhe dy fëmijët e moshës të moshës tre vjeç nga Sveti Nikolla dhe nëntë vjeç nga Gjevgjelia, të cilët me nivel të lartë të sheqerit në gjak ishin hospitalizuar në
Klinikën për sëmundje të fëmijëve, janë porsazbuluar. Sqaroi se fëmijët për herë të parë kishin shkuar në mjek për gjendjen e tyre shëndetësore dhe në shtëpitë amë u ishte zbuluar diabeti, por sipas rregullave, pasi që janë fëmijë, ata janë dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ku janë trajtuar në mënyrë shumë profesionale. Musa vlerëson se faji është te prindërit, të cilët vajzën 14 vjeçare e kishin dërguar në mjek madje disa ditë pasi që ishte përkeqësuar gjendje e saj shëndetësore.
“Sot e pash vajzën e cila është në KARIL, ajo është stabile, gjendja po përmirësohet, ajo është në vetëdije dhe gjatë fundit të ditës do të estarburohet. Të gjitha tre rastet janë porsazbuluar, për herë të parë kishin shkuar në mjek për gjendjen e tyre shëndetësore dhe në shtëpitë amë ishte zbuluar diabeti, por sipas rregullave pasi që janë fëmijë, ata janë dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, ku po trajtohen në mënyrë profesionale”, theksoi Musa. Ky nuk është gabim mjekësor në procedurën e mjekimit, theksoi Musa dhe shtoi se duhet të ndërmerren masa për edukim të mjekëve amë, e veçanërisht në kushte shtëpiake.
“Që një fëmijë të vijë në gjendje të ketoacidozës duhet një periudhë më e madhe”, shtoi Musa. Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, dr.Irina Sotirova Buhova tha se pas informacioneve të marra për tre rastet ata dje kishin vepruar menjëherë dhe menjëherë i kishin njoftuar inspektorët të cilët kishin shkuar në terren në njësitet rajonale të qyteteve. Ajo shtoi se nëse këto raporte iniciojnë procedurë tjetër do të dërgojnë kërkesë adekuate deri te Ministria e Shëndetësisë për formimin e mbikëqyrjes së jashtëzakonshme profesionale. Endokrinologu Marina Kërstevska Konstantinova nga Klinika e Fëmijëve tha se ka shenja për diabet të cilat edhe familjet por edhe mjekët duhet t’i njohin, e këto janë urinimi i shpeshtë, pirja e shumtë e ujit, ngrënia e shumtë dhe dobësimi.
“Planifikojmë që nga shtatori të zbatojmë program edukativ për edukim të kuadrit mjekësor dhe së bashku me shoqatat të edukojmë edhe qytetarë, nëpër shkolla, kopshte me qëllim që sa më lehtë të njihen fëmijët të cilët janë nën rrezik që të zhvillojnë diabet të tipit 1”, shtoi Kërstevska Konstantinova.
Data 27.08.2025
Aktuale
- Mot me diell dhe i nxehtë deri të shtunën
- Bllokimi i institucioneve: A është Vetëvendosje në rrugën e krizës?
- “Do kemi flotën e avionëve tanë”- Përballja me zjarret, Rama: Do përdorim më shumë dronë me kamera termike! Teknologji dhe inteligjencë me sisteme alarmi
- Mucunski: Nuk ka ndryshime kushtetues nëse nuk marrim garanci të forta nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes
- BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim
- Çfarë fshihet pas kërkesës së Alta Bankës serbe për të ndalur blerjen e Stopanska Bankës së Manastirit?
- Trendafilov: Rritja e fundit e pagës minimale ka qenë në vitin 2022, mos na detyroni të dalim në rrugë
- Mucunski për “Politiko”: Nuk ka ndryshime kushtetuese, nëse nuk marrim garanca të fuqishme nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes