Komunikacioni në aksin rrugor Strumicë-Vallandovë, afër Kodrës së Vallandovës, që ishte ndërprerë për shkak të fatkeqësisë në komunikacion, është normalizuar, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Fatkeqësia e komunikacionit ndodhi sot në mëngjes në orën 6:45, në të cilën një kamion me targa të Strumicës u përmbys, me ç’rast u lëndua vozitësi, i cili u dërgua në Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Strumicë. Bashkëudhëtari nuk është ankuar për lëndime dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore