Qeveria e Republikës së Maqedonisë formoi trup koordinues i cili në nivel ditor do ta ndjekë gjendjen dhe do të koordinojë ndihmë adekuate humanitare, që do të
dakordohet si nevojë me institucionet kompetente në Greqi dhe me qytetin e Athinës, informoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski. Qeveria në mbledhjen e sotme të 81-të solli vendim që t’i dërgojë ndihmë financiare në shumë prej gjashtë milionë denarëve Qeverisë së Republikës së Greqisë për përballje me zjarret katastrofale që këto ditë e kapluan rrethinën e Athinës. Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, zëdhënësi qeveritar tha se gjashtë milionë denarët ndihmë
për Greqinë janë nga Buxheti i RM-së. Boshnjakovski theksoi se Qeveria e dënon çdo gjuhë të urrejtjes të shprehur në rrjetet sociale lidhur me ngjarjet në Athinë.
“Shprehim keqardhje dhe themi që gjuha e urrejtjes, ksenofobia, format e dhunës dhe fashizmi janë absolutisht të papranueshme për Maqedoninë si vend modern demokratik në rrugën drejt përmbushjes së qëllimeve të saja strategjike – anëtarësimi në BE dhe në NATO”, tha Boshnjakovski. Ai shtoi se Maqedonia si shtet ka mekanizëm se si të luftojë kundër gjuhës së urrjetjes, por kjo, siç theksoi, është gjithashtu obligim i të gjitha shoqatave profesionale të gazetarisë. “Duhet të gjithë së bashku t’i ruajmë standardet etike të sjelljes në suaza të mediumeve”, tha Boshnjakovski.
Data 27.08.2025
Aktuale
- Mot me diell dhe i nxehtë deri të shtunën
- Bllokimi i institucioneve: A është Vetëvendosje në rrugën e krizës?
- “Do kemi flotën e avionëve tanë”- Përballja me zjarret, Rama: Do përdorim më shumë dronë me kamera termike! Teknologji dhe inteligjencë me sisteme alarmi
- Mucunski: Nuk ka ndryshime kushtetues nëse nuk marrim garanci të forta nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes
- BIRN: Strategjia për Inteligjencën Artificiale, e mirë në letër, sfiduese në zbatim
- Çfarë fshihet pas kërkesës së Alta Bankës serbe për të ndalur blerjen e Stopanska Bankës së Manastirit?
- Trendafilov: Rritja e fundit e pagës minimale ka qenë në vitin 2022, mos na detyroni të dalim në rrugë
- Mucunski për “Politiko”: Nuk ka ndryshime kushtetuese, nëse nuk marrim garanca të fuqishme nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes