Muzikë nga filma të animuar, pop koncerte dhe muzikë elektronike do të shfaqen në edicionin e sivjetmë të “The Park Festival” në Gostivar që është caktuar për fillim të shtatorit. Në katër mbrëmjet e festivalit do të prezantohen edhe artistë të rinj me vepra figurative dhe performanse.
Koncepti i festivalit këtë vit pësoi ndryshime të caktuara në të cilat në masë të konsiderueshme ndikoi gjendja me pandeminë.
“Zgjedhja e artistëve për këtë vit në të shumtën e rasteve varej nga gjendja aktuale me pandeminë. Edhe pse përgatitjet dhe negociatat me emra të shquar filluan që verën e kaluar, ishim të detyruar t’i anulojmë interpretimet e tyre. Në masë të madhe ndikoi edhe vendimi ynë të jemi përgjegjës në mëynrë sociale dhe ta mbështesim skenën vendore. Edhe pse pretendojmë me konceptin të internacionalizohemi, këtë vit ftuam vetëm artistë nga Maqedonia. Mbajtëm llogari që ta të jenë të shquar dhe me cilësi të lartë. Konsideroj se ai nivel do të arrihet, duke pasur parasysh se arritëm marrëveshje me emra të rëndësishëm”, thotë Erton Veseli, drejtor muzikor i festivalit.
Në hapje të festivalit, e enjte (3 shtator) do të interpretojë Tuna e shoqëruar nga bendi i saj. Mbrëmjen e njejtë do të interpretojë edhe Shpat Deda. Të nesërmen (4 shtator) do të interpretojnë anëtarët e Filarmonisë së Maqedonisë dhe Shoqatës së xhez artistëve si pjesë e Magical Orchestra. Ata, nën dirigjimin e Xhijan Emin do të interpretojnë tema nga filma të njohur të animuar. Në ditën e tretë (5 shtator) koncert do të mbajnë “Nokaut”, ku mysafir special është paralajmëruar Igor Xhambazov.
Për dashamirët e muzikës elektronike do të ketë mbrëmje të veçantë të dielën më 6 shtator në të cilën do të interpretojnë Janksi, Redon Robi, Fiks dhe Fluder.
Gjatë festivalit çdo mbrëmje prej orës 18:00 deri në orën 20:00 në teatrin veror në bregun e djathtë të Vardarit do të organizohen shfaqje përmes ekspozitave dhe performanseve.
Në mënyrë organizative, këtë vit janë investuar përpjekje dhe masa shtesë. Jeton Veseli, drejtor organizativ i festivalit thotë se kanë qenë në kontakt intensiv me autoritetet dhe institucionet kompetente në mënyrë që të sigurohen kushtet e nevojshme dhe lejet për mbajtje të festivalit.
Organizues i festivalit është produksioni InBoks Enetertejmënt me mbështetje financiare të Ministrisë së Kulturës, Komunës së Gostivarit dhe disa kompanive lokale.