Sasia e përgjithshme e mbeturinave komunale të grumbulluara në vend në vitin 2024 ka qenë 637.471 tonë dhe në krahasim me vitin 2023 ka shënuar rritje prej 2,5 për qind. Rritja, siç njofton Enti Shtetëror i Statistikës, vjen si pasojë e rritjes së numrit të vendbanimeve të përfshira në sistemin kolektiv të grumbullimit të mbeturinave.
Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara është regjistruar në rajonin e Shkupit – 180.729 ton ose 28,4 për qind nga sasia e përgjithshme e grumbulluar. Nga sasia totale e mbeturinave komunale të grumbulluara, 535,606 ton ose 84 për qind janë grumbulluar nga amvisëritë, ndërsa pjesa tjetër 16 për qind nga personat juridikë dhe fizikë (mbeturinat komerciale). Sipas llojeve të mbeturinave, sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara janë mbeturinat e përziera komunale – 546,866 ton ose 85,8 për qind dhe sasia më e vogël janë mbetjet e gomës – 1,136 ton ose 0,2 për qind e sasisë së përgjithshme të mbeturinave komunale të grumbulluara.
Sasia totale e mbetjeve komunale të gjeneruara në vitin 2024 është 790,866 tonë. Sasia vjetore e mbetjeve komunale të gjeneruara për kokë banori në vitin 2024 është 438 kg, që është 12,9 për qind më pak se e njëjta sasi në vitin 2023.
Sasia më e madhe e mbeturinave komunale të grumbulluara, 99.8 për qind, derdhet në deponi.