Këmbimi i përgjithshëm tregtar vitin e kaluar ka qenë 20.424.810 mijë euro. Janë eksportuar mallra në vlerë gjithsej 8.299.582 mijë euro, ndërsa janë importuar mallra në vlerë prej 12.125.228 mijë euro, njofton Enti Shtetëror i Statistikave.
Sipas të dhënave statistikore, eksporti shënon rritje prej 19,9 për qind, ndërsa importi prej 25,8 për qind.
Deficit tregtar ishte 3.825.646 mijë euro.