
Që kur dështoi VMRO DPMNE-ja si parti e cila mori mandatin për formimin e Qeverisë, Presidenti, Gjorgje Ivanov, pas takimit me liderët politik deklaroi se mandatin do ta fitojë ajo [arti ose koalicion i cili i siguron 61 deputetë dhe këtë e dëshmon me nënshkrime. Bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e Qeverisë janë intensifikuar por ende nuk dihet nëse do kemi Qeveri mes këtyre dy partive.
Ish deputet i LSDM-së, Esad Rahiq në emisionin ‘Arena’ në TV SHENJA u shpreh i bindur se LSDM-ja do të mbledhë më shumë se 61 nënshkrime dhe do ta formojë Qeverinë me BDI-në. Sipas tij, partitë shqiptare duhte për momentin ta ngrinë platformën e përbashkët që e kanë nënshkruar dhe të fokusohen më së shumti në problemet tjera që kanë shqiptarët por edhe qytetarët tjerë të Maqedonisë.
“Shihni, kjo është e kotë, çështjet të cilat duhet të zgjidhen janë çështje të natyrshme dhe të pashmangshme, por kërkojnë kohë. Më lejoni vetëm të ju kujtoj se për momentin, askush nga kampusi politik maqedonas nuk mund të premtojë zgjidhjen e një pjese të këtyre problemeve se për këtë, sipas Kushtetutës, nevojitet shumicë prej dy të tretave dhe askush nuk e ka këtë. Përderisa, partnerët e koalicionit të mëhershëm që qeverisnin mbi 8 vjet, 8 e gjysëm, kishin shumicë prej mbi 82-83, apo nëse ju kujtohet ndoshta edhe 85-86 deputetë, atëherë, nuk më kujtohet saktë, LSDM-ja kishte rreth 35 deputetë. Sikur të donin, ata do ta kishin zgjidhur këtë çështje atëherë”, tha Rahiq.
I pyetur se çfarë do të ndohë nëse Presidenti Ivanov ose BDI-ja e pengon LSDM-në në formimin e Qeverisë, Rahiq tha se gjithçka është e mundur, por sipas tij, nëse LSDM arrin të formojë shumicë parlamentare, atëherë kryetari i Kuvendit është ai që dorëzon mandatin, ndërsa këtë proces vlerëson Rahiq, mund ta pengojnë vetëm një pjesë e vogël e deputetëve të DBI-së.
“Presidenti nuk mund të pengojë dhe nëse ai nuk lejon, atëherë, shumica eventuale që do ta siguronte partia e dytë në rradhë jep mundësinë që të formohet shumicë parlamentare dhe kryetari i Kuvendit në fakt është ai që dorëzon mandatin. Pra, Kuvendi voton, ndërsа ky është vetëm një person teknik që udhëheq, pikërisht si një prezentues i lajmeve, ai lexon lajmet të cilat i përgatit dikush tjetër. Кјо është pjesa e parë, ndërsa sa i përket pjesës së dytë, mundet një pjesë e BDI-së të tentojë të pengojë, por sipas informatave që posedoj unë, edhe pse ndoshta ju dini më tepër, dyshoj se pjesa më e madhe e deputetëve do të kishin dashur të zgjedhin atë alternativë”, deklaroi Rahiq.
AI shtoi se në lojë janë madje edhe skenare sipas të cilave dikush do të përpiqet të përdorë forcën, se si aktivistë të VMRO-DPMNE-së do të jenë të veshur me uniforma dhe pastaj kryetari Ivanov do të shpall gjendje të jashtëzakonshme. Sipas tij, nëse nuk do arrihet të formohet Qeveria dhe nëse shkohet sërish në zgjedhje, LSDM-ja do a marrë dyfishin e votave që ka marrë nga shqiptarët, madje deri në 130 mijë shqiptarë, sipas Rahiq-it, do ta votojnë sërish LSDM-në. /SHENJA/