Zëvendëskryeministri i parë, nga BDI, Artan Grubi ka reaguar ndaj informacionit se tubimi i Grupit të zjarrit për disa sekonda ka kaluar në errësirë, shkaku i ndërprerjes së energjisë elektrike, transmeton TV21.
Grubi thotë se asnjëherë nuk ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, kjo falë politikave qeveritare.
Më poshtë reagimi i plotë i Grubit:
Me keqardhje dëgjoj arsyetime dhe shpifje banale për “ndërprerje të rrymës” gjersa gjitha dritat dhe reflektorat në sallë janë ndezur dhe për asnjë çast nuk ka pas ndërprerje rryme.
Drita e fortë ti verbon edhe sytë, shkruan Kadare në Qorrfermanin e tij.
Ta ruajmë fytyrën që ta shohim dhe ti flasim njëri tjetrit edhe nesër.