Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, ka shigjetuar me fjalë të rënda bashkëpartiakun e deridjeshëm, Artan Grubi, duke e quajtur “Huligan dhe nxitës i konflikteve”, si dhe një nga fajtorët kryesorë për uljen e rejtingut dhe autoritetit të kryetarit t BDI-së, Ali Ahmeti, shkruan Libertas.
Kjo nuk është hera e parë që Mehmeti të adresojë kritika për punën e ish partisë së saj, BDI, transmeton Gazeta Lajm.
Në postimin e saj të sotëm në facebook, Ermira Mehmeti ka shkruar se disa anëtarë të partisë tashmë kanë filluar fushatë kundër saj, duke tentuar ta heshtin dhe ta diskreditojnë.
“Për fat të keq nuk ka asgjë nga reformat në BDI. Kjo është normale kur anëtarë të korruptuar dhe humbës e rrënojnë kredibilitetin e liderit. Për një gjë nuk kam kurrfarë dilema, e kjo është se humbja e autoritetit të Ahmetit dhe të partisë ka filluar kur në strukturat e BDI-së u lansua lartë zotëri Selfi, huligani i cili mundet vetëm të nxisë konflikte, pa marrë parasysh nëse kjo bëhet në stadiume ose kur mban petkun e politikanit”, ka shkruar në facebook Mehmeti, e cila me përfundimin e mandatit ët deputetes dha dorëheqje nga të gjitha postet në BDI.