Para nisjes së seancës në Apelin e GJKKO për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj policia ka marrë masa për mbarëvajtje të procesit gjyqësor.
Jashtë ambienteve të GJKKO ka prezencë të forcave të policisë.
Erion Veliaj ka ankimuar masen e arrestit me burg, duke kerkuar lirimin nga qelia.
Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Në të njëjtën seancë, paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest me burg dhe tre të tjerët Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi që ndodhen në detyrim paraqitjeje.
Erion Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie.