Avokati Maks Haxhia thotë se klienti i tij, Ergys Agasi ndodhet jashtë shtetit dhe në këto kushte nuk mund të paraqitet para organeve të drejtësisë.
Në një deklaratë për mediat, avokati thotë se “vetëm po të jetë i çmendur dhe të vijë”, duke theksuar se “duan t’ia hedhin çelësat në det”.
“Kjo situatë që është krijuar kastile dhe duke ngritur akuza të rënda bëjnë që zbatimi i masës së sigurisë, bën që ai të mos ketë më asnjë shans për të komunikuar me drejtësinë”, tha Haxhia.
Ai theksoi se nuk ka asnjë kontakt me klientin, por komunikon vetëm me familjarët e tij.
Maks Haxhia: Erdha për të parë nëse është shpallur vendimi i pyetjes së të pandehurit dhe akoma nuk është zbardhur. Në këto kushte mbrojtja është e paralizuar dhe është në kushtet e një terri të plotë informativ lidhur me materialet e dosjes. Ne kërkojmë më elementaren për të ushtruar mbrojtjen tonë.
Pyetje: Ku ndodhet Agasi?
Maks Haxhia: Zoti Agasi me informacionin që kam nga familja nuk ndodhet në Shqipëri. Por nisur nga kjo situatë, ku ngrihen akuza që janë absurditete për një person pa pushtet. Zoti Agasi nuk ka asnjë lidhje me tenderat në AKSHI. Agasi i ka mbaruar punët e veta, por në këtë terren vetëm po të jetë një njeri që do që tja hedhin çelësin në det mund të vijë dhe të paraqitet në organet e drejtësisë.
Kjo situatë që është krijuar kastile dhe duke ngritur akuza të rënda bëjnë që zbatimi i masës së sigurisë, bën që ai të mos ketë më asnjë shans për të komunikuar me drejtësinë.
Në kushtet kur nuk ka asnjë provë dhe asnjë material për akuzat, vetëm po të jetë i çmendur të vijë.


