Një erë e fuqishme jugore ka përfshirë zonën e Shkupit, duke sjellë vështirësi të mëdha në funksionimin e fluturimeve.
Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se kushtet e pafavorshme atmosferike kanë detyruar dy aeroplanë të ndryshojnë destinacion dhe të aterrojnë në Prishtinë, ndërsa edhe dy të tjerë po qëndrojnë në hapësirën ajrore, në pritje të lejes për t’u ulur.
“Për shkak të erërave të forta jugore që prekin rajonin e Shkupit, dy avionë janë devijuar për t’u ulur në aeroportin e Prishtines, ndërsa dy të tjerë janë ende duke fluturuar rreth e qark dhe duke pritur udhëzime për ulje”, thonë nga QMK.
Autoritetet po monitorojnë situatën në vazhdimësi.


