Në Maqedoni sot në mëngjes mot kryesisht i vranët me reshje lokale në pjesët perëndimore dhe frynë erë mesatare, vende vende e përforcuar nga drejtimi jugor dhe juglindor. Në Shtip dhe Topollçan era arrin shpejtësi prej 80 kilometrave në orë.
Deri në orën shtatë kanë reshur dy litra në një metër katror në Lazaropole dhe një litër në një metër katror në Mavrovë dhe Tetovë.
Temperatura sot në mëngjes është mbi zeron në të gjitha qytetet në vend.
Nën ndikimin e valës së lagësht sot moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet e larta borë. Reshjet do të fillojnë në pjesët perëndimore ku do të jenë më intensive (lokalisht rreth 20l/m2), ndërsa deri në fund të ditës do të zgjerohen në pjesën më të madhe të vendit. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Të premten do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa borë të dobët do të ketë edhe në vendet më të larta në pjesët perëndimore.
Në Shkup, moti i ngjashëm me temperaturë maksimale deri nëntë gradë.
Sipas DPHM-së, nesër do të ketë shi të dobët lokal, ndërsa borë të dobët do të ketë edhe në disa vende më të larta në pjesët perëndimore. Në ditët e fundjavës si dhe gjatë Natës së Vitit të Ri pritet mot stabil dhe i thatë me erë mesatare. Gjatë natës së Vitit të Ri moti do të jetë stabil me temperaturë e cila do të jetë në interval prej minus katër deri në tre gradë Celsius.