Mëngjesin e sotëm në Maqedoni po mbizotëron mot me vranësira mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore dhe veriore vranësira të konsiderueshme dhe mot relativisht i ngrohtë. Në pjesët perëndimore ka reshje të dobëta lokale të shiut. Vetëm në pjesët perëndimore moti është me diell. Po fryn erë mesatare, ndërsa në disa vende e erë e përforcuar jugore e cila në
Pellagoni arrin deri 48 kilometra në orë, ndërsa në rajonin e Shtipit deri 83 kilometra në orë, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM). Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe me erë me reshje të kohëpaskohshme të shiut.
Në pjesët perëndimore dhe lindore reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht pasdite dhe gjatë natës. Në malet, reshjet do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugore, veçanërisht paradite. Temperatura më e lartë ditore e ajrit do të lëviz në interval prej 9 deri në 16 gradë. Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, pasdite me reshje të shiut me intensitet të ndryshueshëm dhe me erë mesatare deri në të përforcuar jugore. Temperatura më e lartë do të arrijë deri në 13 gradë celsius. Nën ndikimin e valës së lagësht nga mesdita dhe nata drejt të dielës do të ketë reshje të shiut të cilat do të jenë të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe lindore (lokalisht rreth 25l/m2). Për shkak të lëshimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, në malet reshjet do të jenë të borës, ndërsa të dielën reshje të borës së lehtë do të ketë edhe në disa vende më të larta prej 600m lartësi mbidetare, ku do të formohet edhe shtresë e borës. Borë e dobët lokale, veçanërisht në pjesët perëndimore do të ketë edhe të hënën. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore, ndërsa temperatura dukshëm do të ulen.
Data 21.09.2025
Aktuale
- Mexhiti prezanton portalin e ri të shërbimeve publike për qytetarët e Çairit
- Izet Mexhiti: Politika nuk mund të jetë e plotë pa gratë
- Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona?
- Tërmeti i madh: A jemi të përgatitur për goditjen e San Andreas?
- “Muajin e fundit Rama sulmoi pa ndalur prokurorë dhe gjyqtarë, sot flet për pavarësinë e gjyqësorit”- Bardhi: Hipokrizi, nuk arrin ta kuptojë se …
- Naser Selmani: Antishqiptari Dimitrievski nuk meriton votën e shqiptarëve
- Deklarata e kryeministrit për mjekët, Tritan Shehu: Fishekzjarret e Ramës, përze doktorët shqiptarë dhe kërkon të huaj!
- Babë e bir humbën jetën në aksident, dalin pamjet nga vendngjarja, makina e shkatërruar nga përplasja fatale