Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, priti në zyrën presidenciale Dolmabahçe, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Maqedonia e Veriut dhe Turqia këtë vit shënojnë 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike të cilat karakterizohen me raporte bilaterale tradicionalisht të afërta dhe miqësore.
Turqia është një prej partnerëve më të mëdhenj tregtar të Maqedonisë së Veriut me potencial që shumë shpejt ta kalojnë shifrën e një milliard dollarësh shkëmbimi në nivel vjetor, shkruan Almakos.
Në takim është biseduar edhe për krizën e luftës në Ukrainë dhe përpjekjet për parandalimin e katastrofës humanitare.