Presidneti turk, Rexhep Taip Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, tha se Turqia dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike që kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e Ballkanit, shkruan TV21. Erdogan tha se dy vendet kanë marrëdhënie tejet të forta, duke shtuar se vazhdojnë përpjekjet për të dyfishuar vëllimin tregtar në fazën e parë, që arrin 1 miliard dollarë.
“Turqia ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Maqedonisë së Veriut. Së bashku me aleatin tonë në NATO, Maqedoninë e Veriut, ne jemi dy vende mike që kontribuojnë drejtpërdrejt në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, marrëdhëniet tona janë bërë po aq të forta sa Ura e Gurit në Shkup. Sot ne vazhdojmë punën tonë me besimin se Ballkani nuk duhet të jetë një zonë rivaliteti, por një vend bashkëpunimi dhe zhvillimi”, deklaroi mes tjerash Ergogan./tv21.tv