Memedali Jusufi
Ushtria Çlirimtare e Kosovës, zë vend qendror në historinë e re të Kosovës, jo vetëm për kthesën e madhe që i dha zhvillimeve të brendshme në terren, por edhe për angazhimin e diplomacisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Ishte diplomacia anglo-amerikane ajo që tregonte vendosmëri në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, diplomacia evropiane, në anën tjetër, manifestonte mos’unitetin e saj kronik në veprimet e saj dhe ishte hezituese për një linjë të ashpër kundër Serbisë. Kosova i nxori në sipërfaqe edhe dallimet e diplomacive ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe interesat e tyre në Ballkan.
Në planin e brendshëm, UÇK-ja, përbënte pikën kulmore në zhvillimin e lëvizjes për liri në Kosovën e pushtuar që paralajmëronte një kthesë historike në organizimin e shqiptarëve për liri dhe pavarësi nga Serbia. Zudi Xhelili dhe Ismet Ramadani jane dy protagoniste qe sfiden e tyre e pane nga nje kend tjeter.
Në shtepin ku jetonim veç me kishim arritur familjet e para refugjatesh-refen Ismeti . Ne medjen dhe shpirtin tone me disa nga ata, familjare te mij , bem planin per tju bashkangjitur UÇK-se .
Mengjesin tjeter kur u nisa , nuk ju tregova te shtepise se ku po shkoj, sepse ata e dinin qe po shkoj ne shkollë. Nuk mundesha ti perqafoj e tu theme lamtumire, sepse ata do ta kuptonin se per ku jam nisur dhe ndoshta nuk do te me lejonin.
U nisem nga qendra e Shkupit’, autobusi ishte perplot me te rinj,askush me askend nuk ndante informacion nga frika qe te mos zbuloheshim se ku ishim nisur; rruga ishte e gjate dikund kah ora 19.00 arritem ne Tirane, aty na morren disa njerez dhe na derguan te shtabi i pergjithshem i cili ishte te spitali ushtarak. Aty na mobilizuan ,e nenshkruam betimin dhe u nisem per ne front.
Nuk e dinim se ku po shkonim ,shoferi na tha se po shkojme per Tropoj ,kufiri eshte thy dje dhe UÇK ka marr karakollin e Koshares.
Asnje prej neve nuk kishim degjuar me heret per Kosharen,ndersa rruga deri ne Tropoj ate nate na u duke shume e lodhshme dhe e mundimshme. Ne ora 4.00 te mengjesit arritem te kazerma e pare e cila ishte ne fshatin Babin dhe per here te pare aty pam uniformat dhe ushtaret e UÇK.
Nderkohe Zudi Xhelili ne cilsine e analistit pasi vete morri pjese ne luften clirimtare te shqiptarev te Maqedoni nga kjo perspektiv kohore thote :Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kishte për qëllim kryesor çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb dhe arritjen e pavarsisë. UÇK-ja synonte rivendosjen e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës si pjesë e kombit shqiptar, duke përfshirë ide të bashkimit kombëtar të trojeve shqiptare të mbetura jashtë kufijve të Shqipërisë, siç ishin Kosovë, Shqipëria Lindore, Çameria, dhe Maqedonia e Veriut.
Lufta ishte përgjigje ndaj dhunës dhe represionit të pashembullt të forcave serbe mbi popullin shqiptar të Kosovës gjatë periudhës së viteve 1990, dhe synonte të mbrohej dinjiteti dhe të drejtat e shqiptarëve të Kosovës. Pas ndërhyrjes ndërkombëtare, Kosova arriti të fitojë një status të mbrojtur ndërkombëtarisht, që çoi në shpalljen e Pavarësisë në vitin 2008.
Nderkohe , Ismeti vazhdon sagen e tij per clirimin e Kosoves :Pas shume pak ditesh ushtrime (tre deri kater dite) na derguan ne kazermen ne fshatin Papaj ku qendruam nje dite dhe mandej u transferuam ne kufirin Shqiperi-Kosove me konkretisht ne fshatin Padesh nga ku i kryenim detyrat e furnizimit te armatimit si dhe terheqjen e deshmoreve dhe te plagosurve nga vija e frontit.
Pika jone e veprimit ishte Rrasa e Koshares aty zhvilloheshte beteja e rrepte dhe e pandalshme,granatat shpesh binin si shi panderpre,armiku deshironte me çdo kusht ta kthej kete pike sepse ishte pike decizive.
Aty kemi takuar shume njerez e luftetare nga te gjitha trojet ,njerez qe sot edhe jane te njohur ne jeten publike por qe atehere per neve nuk kane qene te njohur.
Aty kam njoftuar edhe djem trima qe nuk ti sheh syri dot,atje kemi pare njerz qe nuk kane kursyer jeten per liri , kane sakrifikuar gjithcka qe eshte materiale per ideale me te larta.
Kemi pasur momente te veshtira ,prej asaj qe jemi gjendur disa here ne mes te vijes se frontit kur eshte kallur zjarr ne njeren ane forcat tona kurse nevijen tjete te frontitit forcat armike. Ka pasur momente kur duhet te qendronim ne mes dy zjareve , kur kemi be terheqjen e ndonje deshmori ose te plagosuri.
Me ka ndodhur te flej ne toke por edhe mbi sandekat peplot me granata dhe shpesh pikerisht aty na binin granatat e armikut-thote Simeti qe ate bote ishte vetem 19 vjecare nderkohe sot eshte aktor i afirmuar.
Ary jemi vllazeruar me shume ushtare dhe nga ajo dite mbajm kontaktet dhe jemi si vllezer.
Grupi yne permbante me shume ushtare nga Shkupi ,Kumanova por edhe nga Kosova dhe nje dite ishim duke pushuar ne diell ne fshatin Padesh dhe njeri nga shoket pyeti ; a e dini qe sot eshte 1 maji ,te tjeret pohuqn po, e ee a e dini çka bohet sot ne Saraj ( Shkup) dhe te gjithe fillua te qeshin ( duke aluduar ne ditet me te mira te lirise )
Rruga nga Rrasa e Zogut deri ne Padesh ka qene e veshtire dhe gjithashtu e bente edhe levizjen dhe furnizimin te veshtire,sepse nje pjese te rruges udhetinim me pizgaver ndersa nje pjes e bukur duheshte te ecim ne kembe.Dikund dy jave, para se te mbaroj lufta kisha nje lendim dhe u deshte te transerohem ne spital ne Shkup.
Ne Shkup erdha pikirishte ne diten e fundit te shkolles kur te gjitha maturantat apo vitet e katerta hypnin ne bine dhe pershendeteshin nga nxenesit tjere.
Une pasi e morra vesh te nesermen menjehere shkova dhe bashke me klasen u ngjitem ne binë dhe pernjehere filluan brohoritjet UÇK ,UÇK…
Keto ndoshta kane qene ditet me te mira te jetes time sepse mu dha mundesia qe edhe une te jap kontributin tim sado pak te vogel per çlirimin e tokave Shqiptare.
Po gjithsesi kane qene momente vendimtare dhe te rendesishme , historike per kombin tone -thote Xhelili
Ndërsa lufta e shqiptarëve të luginës së Preshevës UÇPMB dhe ajo e UÇK-së në Maqedoni ishin vazhdimesi e idealit për bashkim kombëtar. Të ndërmjetsuara nga faktori ndërkombëtar u aritëm marveshje nga dy palët me çka edhe u ndërpren luftimet.
Mendoj se nuk janë realizuar idealet meqense vazhdojmë të jetojmë të ndar në disa shtete dhe sipas ndryshimeve të politikave globale shqiptarët sot e kesaj dite nuk janë të sigurt nëse kanë aritur diçka apo jo nga Marveshja e Ohërit ,meqense gjithçka ka ngelur e padefinuar mirë dhe me probleme të shumta për pikat kryesore të MO- perfundoj analisti, ish-ushtari i UCK-Zudi Xhelili.
Epopeja e UÇK-së është një simbol i rezistencës dhe i luftës për liri, dhe vazhdon të jetë një temë e rëndësishme dhe shpesh e diskutuar në historinë e Kosovës dhe të Ballkanit.
Lufta dhe betejat: UÇK-ja, me anëtarë kryesisht shqiptarë, nisi një luftë të armatosur kundër forcave serbe. Lufta përfshinte një varg betejash dhe operacione të shpërndara në territorin e Kosovës, ku UÇK-ja mori pjesë në përpjekje për të çliruar qytetet dhe fshatrat e Kosovës nga okupimi serb. Ajo u mbështet nga shumë grupe dhe individë nga Kosova dhe diaspora shqiptare.
Një nga momentet më të njohura të epopejës së UÇK-së është periudha e ofensivave të mëdha, si në betejat e Dukagjin, përpjekjet për çlirimin e qytetit të kosovës dhe lufta të ashpër që u zhvilluan në çdo cep të Kosovës, duke çuar në një përshkallëzim të luftës. Lufta ishte e dhimbshme dhe e shtrirë në një periudhë të gjatë, nga vitet 1996 deri më 1999.