Ka kohë që pritet që PPS të marrë përsipër lëndet si “Brodec, “Lagjia e trimave”, “Monstra” apo rastë të tjera të njohura si raste të montuara. Kësaj prokurorie i përfundon e drejta për të ngrituar aktakuza pas 10 ditësh, ndërkohë që thonë se nuk do të ngrejnë aktakuza të reja as gjatë kësaj periudhe.
Nga ana tjetër të akuzuarit apo të dënuarit të rastet e lartëpërmendura nuk kanë besim në sistemin e drejtësisë në vend. Marrim si shembull të akuzuarit të rastin “Lagjia e Trimave”, të njejtët bojkotojnë seancat gjyqësore sepse nuk shpresojnë,siç thonë , se do të ketë një epilog të drejtë,shkruan Almakos.
Eksperti juridik, Osman Kadriu, i pyetur nga Almakos se kur dhe kush mund të sjellë gjykim, apo rigjykim të këtyre rasteve, thotë se PPS duhet të përfshihet patjetër në të ashtuquajturat raste të montuara, e materialet për të cilat dalin edhe nga përgjimet. Sipas tij, është rast klatant fakti që Këshilli i Prokurorëve pa të drejtë ligjore e mban në sirtar lëndën për “Sopoti-n” dhe nuk vendos se a do të kalojë ky rast dhe kur, në kompentenca të PPS.
“ Për rastet e montuara për të cilat ka dyshime si “Brodec”, “Lagjia Trimave”, “Sopot”, “Monstra” , këto raste duhet t’i pranojë PPS, pa marrë parasyshë se në cilën fazë të gjykimin, sepse disa kanë përfundurar me vendim të plotfuqishëm, disa deri ne gjykatën supreme. PPS patjetër të përfshihet dhe përfshirja e saj është obligim që buron nga materialet e përgjuara, pa marrë parasysh se Këshilli Prokuroreve ka bërë obstruksione pa asnjë kompetence ligjore se ai vallë duhet të vendoste se cilat lëndë duhet t’i merrte PPS dhe cilat jo. “- tha eksperti juridik Osman Kadriu.
Kadriu shton se edhe nëse mandati i PPS nuk vazhdohet, e njejta mund të vazhdojë me dëgjimin e përgjimeve, por aktakuzat të ngrihet nga Prokuroria Publike.
Megjithatë as kjo mundësi nuk e bind avokatin Naser Raufi. Sipas tij, tani që pengesa jashtëzakonisht e madhe për një gjykim të drejtë u hoq, e që fjalën e ka për Marko Zverlëvskin, avokatët do të kërkojnë hetim nderkombëtarë dhe thonë se këtë e ka premtuar edhe Kryemnistri Zoran Zaev. Sipas Raufit deri tani kërkesa për hetim ndërkombëtarë është refuzuar për shkak të shefit të PP.
“Për rastin“ Monstra” është caktuar seanca ankimore më datë 29 qershor, ata insistojnë që ta vërtetojnë, e dimë ne këtë punë, pasi ky kryetari i gjyqit i ka dy gjykatës që i ka si këshill të sigurtë, si për lëndën e Sead Koçanit, dhe praktikisht lëndët i përpunon sipas urdherave të partisë VMRO-DPMNE. Përpiqemi që të mos e lejojmë që ky këshill të vendosë, sepse e dimë që është i lidhur me njerëzit që e kanë montuar rastin.”-tha avokati Naser Raufi.
Iden për ndërhyrjen ndërkombëtare për hetimin e këtyre rasteve e mbështet edhe eksperti juridik Bashkim Selmani. Për Almakos, Selamani thotë se drejtësia në Maqedoni nuk rikthehet. Sipas tij për zgjidhjen e këtyre rasteve nuk ka vullnet politik as në qeverinë e re.
“Llogarinë së pari duhet ta kërkojmë tek përfaqësuesit shqiptarë që kanë vitë që e drejtojnë Ministrinë e Drejtësisë dhe nuk kanë bërë as edhe një gjë. Zhgënjim tjetër është fakti se u tha se këto raste do të merren nga PPS dhe një gjë e till nuk u bë. Pas materialeve të përgjuara është dashur të bëheT rivlerësimi dhe rishikimi i këtyre lëndëve që të vërtetohej fajësia ose pafajësia e individëve të caktuar”- tha për Almakos profesori Bashkim Selmani.
Së fundmi nga PPS për mediat në vend thanë se gjatë kësaj vere nuk do të hapen procedura të reja parahetimore, sepse janë tërësisht të angazhuar me hetimet e deritanishme dhe procedurat parahetimore që janë në fazën e finalizimit. Deri tani janë dëgjuar 45 për qind e materialeve, por nuk janë përpunuar e as analizuar.
Evi Shkopi
Almakos.com