Shtabi komunal i kandidadit të pavarur Enver Pajaziti është mobilizuar për zgjedhjet e 15 tetorit, duke theksuar se do të shkojnë drejt fitores.
Kandidati Enver Pajaziti ka shpalosur ditëve të fundit në mënyrë aktive ofertën e tij për Bërvenicën për mandatin e ardhshëm, ku janë paraparë projekte të ndryshme në infrastrukturë, arsim, sociale dhe sfera tjera. Në mbledhjen e mbajtur mbrëmë janë caktuar edhe takimet e radhës me qytetarët. Shtabi komunal njoftoi se “takimi i radhës me qytetarët e Gurgunicës nga ana e Enver Pajaziti të mbahet sot në ora 17:00 në shkollën fillore në fshatin Gurgurnicë dhe ditët në vazhdim të organizohen takime banorët e fshatrave MIiletinë, Tenovë dhe Radiovcë, ndërsa tubimi qendror do të organizohet në shkollën fillore në fshatin Çellopek të ri.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/enver-pajaziti-fitorja-ne-bervenice-e-domosdoshme-443419/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright