Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka theksuar se e drejta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të dhënë provimet në gjuhën shqipe përbën një standard themelor të barazisë dhe demokracisë.
Hoxhaj ka bërë thirrje që gjuha shqipe të respektohet plotësisht në arsimin e lartë dhe në institucionet publike, duke theksuar se kjo është pjesë e karakterit multietnik dhe evropian të shtetit.
Ai shton se barazia gjuhësore nuk është privilegj, por një të drejtë themelore e shqiptarëve si popull shtetformues, duke e konsideruar absurde faktin që përdorimi i gjuhës shqipe të diskutohet si çështje në një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Evropian.


