Maqedonia e sotme paraqet një makth për njerëzit të cilët duhet të jetojnë ëndrën e tyre për jetën, mes tjerash edhe për shkak se ne që kemi më shumë eksperiencë, nuk ditëm dhe , për fat të keq, akoma nuk po dijmë ti përgjegjemi një pyetjes shumë të thjeshtë. Kush jemi ne dhe cila është vija që duhet të tërheqim për ti harmonizuar të drejtat tona individuale me orientimet tona politike nga të cilat, ja po e shohim, po varen ëndrat jetësore të trashëgimtarëve tanë. Viti I Zotit, 2015. Cdo gje rrjedh dhe çdo gjë po ndryshon, por ne sikur po lëvizim në ëndër dhe po shndërohemi në popull somnambulësh( kërko falje nga somnambulët, kjo çështje s ka të bën fare me gjendjen e tyre).j Së paku, sikur Markesi, të kishim ruajtur ëndrën për jetën, të kishim ditur ta madhërojmë sikur ai duke qenë të vetëdijshëm se , heret a vonë, do të duhet ta braktisim. Së paku të kishim marrë yrnek nga mjeshtri i realizmit magjik i cili në testamentin e vetë, tha diçka që do mbahet mend për jetë e mot: “ Në vitet e kaluara në këtë botë, mësova se njeriu ka të drejtë ta shikojë tjetrin nga lartë vetëm kur do duhet ti ndihmojë që të drejtohet”, tha Gabrieli dhe e dorëzoi shpirtin e vetë fisnik. Merret vesh, asgjë s’na obligon sublimimi i eksperiencës jetësore të një latino amerikani, pra testament i njëfarë shkrimtari që, shih çudinë, nuk është as Ilir e as Maqedon Antik. Për shumëkend, me siguri nuk është fare me rëndësi as fakti që ai margaritar urtie ka mbështetje të fuqishme te të gjitha fetë. Zoti nuk e do mendjemadhësinë e arogancën dhe nuk i do njerëzit të cilët sillen si zotërues e pronarë të jetëve të të tjerëve.
Por ama, ne po vazhdojmë me hapërimet tona prej somnambulësh, të pavetëdijshëm se shteti në të cilin po jetojmë po konsiderohet si njëri nga më të koruptuarit kurse politikanët tanë po i llogarisn si më të këqinjtë në rajon. Ne jemi poashtu të pavetëdijshëm se “veshët e mëdhenjë” po na përgjojnë edhe kur po prositim byrekun, se mafiat dhe mafiozët e ndryshëm kanë zënë pritën edhe nëpër institucione dhe po ju kërkojnë fëmijëve tanë tesera partiake të garnuara me ndonjë banknotë më të madhe evro-amerikane për ti shndëruar në minjë zyrash. E ata të shkretët(fëmijtë tanë), të ditur, të diplomuar e të mençur, fshehurazi po marrin pjesë në të gjitha lotaritë e ambasadve amerikane me shpresë se pikërisht ata do të jenë fatlumët që do të fitojnë grin kartën me të cilën do të avullohen nga ky vend që është shndëruar në një asgjë mjedis asgjësë.
Maqedonia e sotme është një makth për njerëzit të cilët duhet të jetojnë ëndrën e tyre për jetën, mes tjerash edhe për shkak se ne që kemi më shumë eksperiencë, nuk ditëm dhe , për fat të keq, akoma nuk po dijmë ti përgjegjemi një pyetjes shumë të thjeshtë. Kush jemi ne dhe cila është vija që duhet të tërheqim për ti harmonizuar të drejtat tona individuale me orientimet tona politike nga të cilat, ja po e shohim, po varen ëndrat jetësore të trashëgimtarëve tanë.
Cfarë dua të them ?
Dua të them se politika, çfarëdo njgyrimi pastë, kursesi nuk do duhej të guxojë të na shndërojë në mjeranë të dëgjueshëm dhe kurbanë. Thënë më thuktë, politika edhe guxon edhe dëshiron ta bën një gjë të atillë por ne duhet të jemi ata të cilët do t’ia prishim asaj atë kënaqësi. Ne duhet të të bërtasim deri në kupë të qiellit se nuk pranojmë që çdofarë lahperi të sillet me ne sikur me një kope delesh, duke na e ofenduar pikësëpari intelektin. Nga lartë mund të na shikojë vetëm dikush që dëshiron të na ndihmojë të ngritemi nëse jemi rrëzuar . Dhe, nëse ne dhe vetëm ne duam të pranojmë ndihmën e tij. Ja, kjo do të ishte ndihmesa që ne do të duhej t’ua ofrojmë atyre që po vijnë e që duhet të ëndërrojnë ëndrën e jetëës së tyre.
Mjerisht, shumë pak nga ne duket se po e kuptojnë çfarë do të thotë të bëhesh i dëgjueshmi i te fortit. Dëgjueshmëria ndaj të fortit nuk paraqet vetëm shkatërrimin e dinjitetit dhe integritetit personal. Ajo mund të jetë edhe diçka më e tmershme. Ajo mund të krijojë edhe te njeriu më i mirë ndjenja urejtjeje ndaj individëve dhe kolektiveve, varësisht çfarë dëshiron dhe kë e urren ai që jemi të detyruar ta dëgjojmë.
E ai mund të ketë, mos dhëntë Zoti, ndonjë prej atyre qejfeve morbide që ne, në emër të “ diçkaje më të madhe”, të çojmë në ajër ndonjë ndërtesë, shkollë apo autobus me fëmijë. Të dëgjueshëm ishin edhe ata të shkretët që në Ankara para do ditësh vranë 100 djem e vajza të reja. Nëse kanë qenë vetëvrasës, Allahu nuk do t’ua falë gjithsesi as vetëvrasjen e as masakrimin e njerëzve të pafajshëm. Nëse janë të gjallë, e tërë jeta që do ta jetojnë do të jetë pë rata fer. Por, sidoqoftë, jam i bindur se urdhërdhënësit e asaj masakre të tmershme, sot diku në rehati po buzëqeshen dhe po kënaqen me fuqinë që kanë mbi vullnetin e njerëzve.
Por, që t’ua pamundësojmë bashibozukëve të qeshen e të kënaqen me dëgjueshmërinë tonë, duhet t’ua bëjmë me dije dhe t’ju kërcënohemi se , nëse ne nuk kemi mundur dhe nuk kemi ditur, duam që të rinjtë tanë të ëndërrojnë ëndrën e tyre për jetën, nuk duam të bëhen somnambulë sikur ne. Besoni, një kërcënim i tillë do ti tmerojë ata. Do ti frikësojë deri në palcë fakti që nuk po ju frikësohemi më, sa do që të kenë fuqi dhe para, sa do shërbime e institucione ndëshkimore të posedojnë. E, pastaj, pa kontrollin që kanë pasur mbi vullnetin dhe frikën tonë, le të shkojnë nëpër kampanja e tubime, le të dalin në votime e le ti fitojnë të gjitha votat e mundura. Ne do ta kujtojmë Gabriel Garsia Markesin,mjeshtrin e realizmit magjik që edhe nga shtrati i vdekjes na dhuroi atë margaritar nga fillimi i këtij lamenti.
Mos më shiko bre nga lartë, këtë mund ta bën vetëm Allahu.