Bedri Fazli nga BDI, në Magazina Ekonomike në Alsat, ka folur për rritjen ekonomike dhe afatin e masave antikrizë.
Ai ka thënë se duhet të jemi të vetëdijshëm se shteti është në kriza permanente të cila sipas tij dërguan të rritja e çmimeve.
“Ne si parti që jemi në pushtet kemi marrë masa, dhe ato masa ne duhet të jemi të vetëdijshëm për arsye se shteti jonë është në kriza permanente si COVID-19, kriza energjetike…dhe të gjitha këto kriza dërguan deri tek rritja e çmimeve në vendin tonë. Të gjitha këto çmime kanë impakt edhe në inflacion. Ne aspektin e ekonomisë teorike dhe praktike, ekzistojnë dy forma të luftës së këtyre krizave, dhe ato janë masat administrative dhe masat ekonomike, dhe të dy këto masa janë në afat të shkurtë ose të gjatë kohorë, dhe masat që ndërmori qeveria ishin në afat të shkurtër. Të gjithë ne e dimë dhe e kemi frikën e çmimit të naftës që është një çmim i cili prekë si pozitën ashtu edhe opozitën, të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, dhe qeveria doli me një qëndrim se në të ardhmen janë duke u përgatitur masat e reja në luftën e këtyre trendëve e të cilat do të jenë në afat të gjatë kohorë”, ka thënë Fazli./ Alsat.mk