“Të shtrembëruara, të vjetërsuara, të mbuluara me there dhe të shkruara gabimisht në secilën gjuhë! Kjo është gjendja e tabelave rrugore në magjistralet dhe autostradat e vendit. Në vitin 2021 premtuan nga “Makedonija Pat” e atëhershme se do t’i ndërrojnë të gjitha tabelat e vendit në rrugët kryesore, por deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë”, raporton Salije Sadiku Pinjolli – gazetare e TV21.
Në këtë gjendje siç janë tabelat rrugore vështirë se mund të orientohesh, madje më alarmante është situata tek shenjat për shpejtësinë e vozitjes të cilat në shumë vende janë të pa dukshme dhe jo të vendosura siç duhet.
Për këtë situatë alarmin TV21 e ka ngritur edhe në vitin 2021, ndërsa udhëheqësia e mëparshme e “Makedonija Pat” na tha se do të ndërrohen të gjitha tabelat rrugore.
Që atëherë e deri më tani kanë kaluar 3 vite por tabelat vazhdojnë të jenë në gjendjen e njëjte.
Se ku ka mbetur procedura e 550 tabelave rrugore kërkuam qëndrim nga udhëheqësia e re e kësaj ndërmarrje dhe po presim përgjigje.