Liridon Gushali alias Liridon Hoxha, mësohet se është 29-vjeçari shqiptar nga Durrësi, i arrestuar mes katër të dyshuarve për vrasjen e një 34-vjeçari mëngjesin e 1 janarit, në pedonalen e Serres, Greqi.
Përveç shqiptarit në pranga është vënë edhe një tjetër, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Viktima, një 34-vjeçar grek, u godit për vdekje pas një konflikti me autorët. Sipas informacioneve, në këtë ngjarje janë përfshirë katër persona: tre shtetas grekë të moshave 30, 28 dhe 27 vjeç, si dhe shqiptari 29 vjeç.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një debat mes katër autorëve dhe viktimës përshkallëzoi në dhunë.
Viktima u godit dy herë me thikë, në zonën e brinjëve dhe të ijeve, duke marrë plagë fatale. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Serres, por ndërroi jetë pak pas mbërritjes.
Policia ka sekuestruar në vendngjarje edhe gjashtë gëzhoja të një pistolete manovër, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e dy autorëve të tjerë vijojnë.
Sipas raportimeve nga mediat fqinje, 34-vjeçari i cili u vra në qendër në pedonalen e Serres në rrugën e Korfuzit ishte baba i dy fëmijëve dhe së shpejti do të bëhej sërish baba, pasi bashkëshortja e tij është shtatzënë.
Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit në rrugën e Korfuzit. Gjithçka nisi kur viktima, i cili ndoshta ishte nën efektin e alkoolit, donte të hynte në një klub nate me dy shokë të tjerë të tij.
Në derë ka qenë njëri prej autorëve, i cili ka refuzuar hyrjen e grupit, për pasojë ka pasuar fillimisht një konflikt verbal. Grupi i viktimës është larguar dhe pas rreth një ore kanë lënë një takim me grupin e portierëve, ose kanë pritur mbylljen e dyqanit, sepse janë takuar sërish, këtë herë në një rrugicë ngjitur me pedonalen kryesore të qytetit.
Në vetëm pak minuta situata ka agravuar dhe gjatë përleshjes autorët (katër në numër), kanë plagosur për vdekje me thikë 34-vjeçarin, duke e goditur dy herë në anën e majtë të trupit, konkretisht në brinjë dhe ijë.
Në fakt, sipas burimeve të policisë, njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi më shumë se pesë herë në ajër.
Ndonëse viktima është dërguar me autoambulancë në spitalin e Serresit, pak kohë më vonë ka dhënë frymën e fundit
Me të mbërritur në vendngjarje ku ndodhi ngjarja e përgjakshme, policia ka lokalizuar dhe ka sekuestruar 6 gëzhoja nga një pistoletë.
Disa orë më vonë u arrestuan dy nga katër autorët, një 29-vjeçar nga Shqipëria dhe një 27-vjeçar nga Greqia.
Autoritetet kanë nisur një gjueti për gjetjen dhe arrestimin e dy të tjerëve, një 28-vjeçar dhe një 30-vjeçar. Dosja e ngritur për rastin akuzohet për vrasje me dashje dhe bashkëpunim.