Zv.presidenti amerikan Majk Pens, ka biseduar në telefon me kryeministrin grek Cipras, vetëm pak orë pasi Greqia refuzoi propozimin “Maqedonia Ilinditase”. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Pens ka falënderuar Ciprasin për lidershipin e treguar bashkë me atë të kryeministrit Zoran Zaev, në përpjekjen e tyre për të zgjidhur kontestin me emrin. Gjithashtu, Pens ka inkurajuar kryeministrin grek Cipras që të vazhdojë të punojë më kryeministrin Zaev për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Zgjidhja e kësaj çështjeje do të ndihmojë shumë për qetësi dhe stabilitet në rajon, thuhet në publikimin e Pens. Ai shton se para Athinës dhe Shkupit po hapet një mundësi historike për zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe se koha është e një rëndësie të madhe.
Data 13.02.2025
Aktuale
- Komandanti Hisen Berisha nën përqafimin e nënës
- “Më shpallën fajtor ende pa nisur procesi”- Erion Veliaj reagon nga qelia: Hija e madhe e dyshimit mbi atë që është gatuar kundër meje dhe bashkëshortes time
- (VIDEO) Mickoski dhe VLEN merren vesh për ndryshimin e stemës
- Sylejman Selimi, triumf i drejtësisë: Lirohet nga të gjitha akuzat
- Komisioni Evropian vlerësoi punën e bërë nga SPAK, reagon Prokuroria e Posaçme
- (VIDEO) Marihuana e sekuestruar në kufi kap vlerën e 707 mijë eurove
- Vdekja e 12 vjeçarit Leo Sadiku në QSUT/ Prokuroria Korçë shpall moskompetencë për hetimin e rastit, çështja i kalon organit të akuzës Tiranë, ja arsyeja
- VMRO-ja kërkon shtyrjen e pensionimit për gjykatësit dhe prokurorët / LSDM: Tu jepet hapësirë të rinjve