Janë ngritur zërat se shteti Maqedoni duhet të merr një emërim tjetër, ky zë vjen nga diplomacia greke, por nuk përjashtohet edhe ajo bullgare as edhe shtete të tjera ose edhe aktorë politik, shkruan Almakos.
Republika e Maqedonisë është shtet i pavarur, banorët e saj kanë tokën e tyre, identitetin e tyre, kulturën, kështu shprehet ish Ambasadori Nano Ruzhin.
Në anën tjetër kryeministri i Bullgaris pohon një vendim të tillë që Maqedonia të ketë një emër me përmbajtje gjeografike.
Secili nga shtetet, politikan e diplomatë, historian e gjeograf japin opinionin e tyre mbi vendin e Maqedonisë aktuale . Por ish Ambasadori pohon një gjë të tillë sepse Maqedonia tashmë ekziston dhe se këta diplomat dhe politikan bëjnë pazare me emrin e Republikës së Maqedonisë.
“Maqedonia para së gjithash është një shtet me identitet të banorëve që jetojnë në këtë vend, megjithatë subkultura e saj është se ajo ekziston dhe është Republikë e pavarur. Ky emër ka një pjesë të rëndësishme të identitetit kombëtar të Maqedonisë dhe në të njëjtën kohë shteti ekzistoi i pavarur. Është e natyrshe të vjen deri te reagimi i disa njerëzve, rivalevë të politikës, dhe atë se si është emri, cili është identiteti, për atë se më shumë punohet për çështjet historike, afirmimi i figurave të shquara si Aleksandri i Madh dhe gjithë kjo është në rregull derisa në këtë çështje të mos marrin pjesë politikanët dhe derisa filloi me emrin shumë e politizuan dhe e diplomatizuan, ku kjo ka rëndësia kombëtare, identifikon identitet, ka rëndësi kulturore. E gjithë kjo ka të bëjë me “Pazar” rivalitei politik, ku edhe nga palët e jashtme dhanë një prizmë se Maqedonia është nën udhëheqjen nga politika e aktorëve të politikës”, tha ish Ambasadori Nano Ruzhin, për Almakos.
Një zë tjetër vjen nga Kryeministri bullgar Bojko Borisov e ka vlerësuar absolutisht të papranueshëm propozimin e emrit “Maqedonia Veriore”, që është propuzuar nga aktorë politik. Sipas kryeministrit bullgar, ky emër për Maqedoninë me përmbajtje gjeografike nuk mund të pranohet për shkak se në aspektin gjeografik përfshihen edhe pjesë të territorit të Bullgarisë.
“Një nga variantet që ka mbërritur tek unë, është edhe propozimi Maqedonia Veriore dhe unë kam theksuar se ky propozim është i papranueshëm, për shkak se nesër ata do të thonë se edhe Bllagoevgradi është maqedonas”, ka deklaruar kryeministri Borisov, duke shtuar se ekziston një dozë frike se Maqedonia më pas mund të ketë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë. Nga ana tjetër, Borisov ka shtuar se Sofja zyrtare përkrah procesin eurointegrues të Maqedonisë.
Nano Ruzhin për këto propozime thotë se ka këndvështrime të ndryshme, por e rëndësishmja është se vendi do të duhet të ec përpara.
“Ka forma të ndryshme, ka definime nga amerikanët, grekët, bullgarët, pra nga ekseprtët e ballkanait, nga aspekti gjeopolitik, kulturave, demografie, gjeografike e me radhë, aspekte historike etj. Të gjitha këto kanë këndvështrime të ndryshme, e rëndësishme është të shihet praktikisht dhe të nxitet në mëkëmbjen e vendit. Ajo që është më me rëndësi është sigurimi i kufijëve”, tha Nano Ruzhin, për Almakos.
Në pyetjen se si e ka prezantuar vendin e tij, në kohën si ambasador, Nano Ruzhin përgjigjet se ai nuk patur nevojë të bërtas se cili është vendi që përfaqëson.
“Ashtu siç ka qenë rendi, secili ambasador e emëronte vendin ashtu siç ka qenë e shënuar në direktivtën e shtetit, si Republika e Maqedonisë, nuk mundesha më shumë të bërtas”, tha Nano Ruzhin.
Ndërsa, në pyetjen se në çfarë situatë mund të gjendemi apo do të vazhdohet ai thotë se kështu do të vazhdohet dhe emrin Republika e Maqedonisë askush s’do ta merr, nga ata që pretendojnë ta ndërrojnë.
D. Kërluku
Almakos.com

