Një 37 vjeçar shqiptar nga Kosova është gjetur i pajetë në një rrugë të Strasburgut.
Bëhet fjalë për Sabit Hadzijaj. 37-vjeçari u gjet i vdekur në cepin e një pallati në një rrugicë të qytetit, e cila ishte bërë strehë për të kohët e fundit, pasi ai jetonte në mes të rrugëve për shkak të vështirësive ekonomike.
Shqiptari u gjet i pajetë në lagjen e stacionit të trenit në Strasburg mëngjesin e 1 shkurtit.
Do të jenë rezultatet e autopsisë ato që do të tregojnë shkakun e vdekjes së 37-vjeçarit.