Bisedime të shumta të liderëve evropian dhe diplomatëve janë realizuar këtyre ditëve me autoritetet e Athinës e Shkupit, me që pa rezultat mbeti propozimi i fundit – pakoja për të cilën pritej se do të sjell zgjidhje- kompromisi të kontestit të emrit.
Si që mësohet kjo ofensivë diplomatike ka pasur për qëllim t’i kthejë në tavolinë gjitha pikat që kanë sjell deri në përfarimin e qëndrimeve mes Maqedonisë dhe Greqisë, pothuajse në hap drejt zgjidhjes.
Si që bëjnë të ditur burime diplomatike për DW, nuk mund të pritet diçka e veçantë nga raundi i ardhshëm i bisedimeve në Njujork mes treshes Dimitrov- Kocias- Nimic, nëse të dyja palët kthehen në pozicionin nga ku kanë startuar para disa muajsh, transmeton Medial.mk.
Për atë qëllim, po mobilizohet diplomacia evropiane dhe amerikane, bëhen madje tentime që të “ruhet kapitali i realizuar nga bisedimet e deritanishme me qëllim të mos zbehet besimi mes bashkëbiseduesve në procesin”, thonë për DW burime diplomatike.