Kreu i partisë së koalicionit qeveritar “Greket e Pavarur”, Panos Kammenos, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, në një intervistë për gazetën e së dielës “Demokraracia” ka kërkuar mbajtjen e një referendumi për emrin e Maqedonisë, përcjell Almakos.
Ministri grek që ka deklaruar prej kohesh se nuk do të pranojë kurrë që emërtimi i fqinjit verior të Greqisë të përmbaje termin “Maqedonia”, thekson në intervistën e tij se “nëse kjo ndodh, do të kemi një tkurrje të civilizimit grek në shekujt që vijnë”, shkruan, ndër të tjera, kreu i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, në kolonën e tij për edicionin javor të gazetës “Dimokratia”.
“Populli grek duhet të vendosë për këtë, i pa precedent në historinë e njerëzimit”, shkruan Kamenos dhe shpjegon se çdo përfshirje e termit Maqedoni në emër do të thotë një rënie në kulturën, historinë, artin grek.
Partneri i koalicionit në qeverinë greke thotë se “vendimi për të përfshirë terminin e Maqedonisë tejkalon kompetencat e çdo politikan”.
Panos Kamenos në kolonën për Dimokratia thotë se qeveria flet për një emër kompleks me një përcaktues gjeografik, por në programin e Ciprasit, të paraqitur në fillim të mandatit të kryeministrit, askund, sipas Kamenos, nuk përmendet se emri kompleks do të përfshijë edhe termin Maqedoni .
Në fund të tetorit të vitit të kaluar, duke folur në Selanik, Panos Kamenos tha se ishte e nevojshme të thërritem një referendum në Greqi për emrin, dhe tre muaj më vonë ai përsëri përmendi kërkesën e tij. Përfaqësuesit e qeverisë greke nga radhët e SYRIZA në periudhën e kaluar thanë se nuk do të ishte e nevojshme të zhvillohet një referendum në Greqi./Almakos