Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën paraditen e sotme, pasi teksa ishte duke punuar, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Burime për News 24 bëjnë me dije se viktima është 35 vjeçari Ylli Xhaferri.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e fshatit Mazhe e Madhe, i cili teksa po punonte ra në kontakt me energjinë elektrike.
Menjëherë ai është dërguar në qendrën shëndetësore, por pa shenja jete.
Nuk dihen ende rrethanat se si ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Mësohet se 35 vjeçari është baba i 3 fëmijëve.