Në 110 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës u zbulua pllaka përkujtimore në shenjë kujtimi për jetën dhe veprën e saj. Pllaka u zbulua në qendër të Shkupit, në vendin e shtëpisë ku kishte lindur Gonxhe Bojaxhiu. Por, pas shpalosjes së pllakës përkujtimore ashpër ka reaguar edhe Anton Sereçi, stidjues i jetës dhe veprës së Nënë Terezës. Ai vlerëson se pllaka në fjalë nuk ka koncept ideor e as estetik, duke shtuar se për shkak të shenjtërimit të saj në vitin 2016 është dashur të shkruhet Shën Tereza dhe jo vetëm Nënë Tereza. Edhe Sereçi ashpër ka reaguar edhe për vendosjen e emrit të donatorit në pllakën përkujtimore.
“Fillimisht unë e kam vendosur atë pllakën në Sheshin e Shkupit me ato rrethoja që ishin. Edhe pse nuk është vendi i shtëpisë aty, pasi që vendi i shtëpisë është ku është aktualisht Banka Komerciale. Nuk ka njeri që mund të flas për veprën dhe punën e Nënës Terezë për arsye se për të flasin vetëm veprat. Deri sa ka qenë Nëna Tereze gjallë nuk ka guxuar askush me emrin e saj, me figurën e saj të bëjë asnjë stemë, as ndonjë flamur, kështu që e gjithë kjo është e komercializuar dhe e politizuar. Nuk e di se kujt duan ti tregojnë se Nëna Treze është shqiptare. Nuk ka askund në botë të tillë shembull si ky, ku shënohet donatori në një vend përkujtimor. Njerëzit merren me çështje që aspak nuk i njohin. Në kishën katolike kur nuk shënohet ditëlindja e dikujt që është i shenjtë”, deklaroi për KOHA, Sereçi.
Ai madje, shton se pllaka e vendosur nuk ka lidhje me veprën e të shenjtës Nënë Tereza. “Ajo pllakë jo vetëm që është e shëmtuar, por ështe edhe tmerr. Kjo që po bëhet në sheshin e Shkupit së pari është nga mosdija, së dyti nga iteresat personale. Skenderi është ekspertë edhe për holokaustin edhe për protestantët edhe për katolikët”, nënvizon Anton Sereçi, stidjues i jetës dhe veprës së Nënë Terezës.
Sereçi ka edhe një pyetje të drejtpërdrejt për drejtuesit e Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve. “Pse Instituti I Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve iu hoq emrin e Pjetër Bogdanit? Të cilin e institucionalizojë i ndjeri, i madhi Arbën Xhaferi”.