Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar 35-vjeçarin turk Kadir Kuçukologu, i dënuar me 4 vite burg nga autoritetet gjyqësore të Turqisë për mashtrim financiar përmes sistemeve elektronike. Ai u kap teksa tentonte të hynte në Shqipëri dhe ndaj tij është caktuar masa e arrestit me qëllim ekstradimi.
Kuçukologu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Lartë për Krime në qytetin Karsikaya. Interpol Tirana është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke për finalizimin e procedurave të ekstradimit.
Sipas Policisë së Kukësit, bashkëpunimi mes strukturave vendore dhe Interpolit bëri të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij pa incident. Arrestimi i tij vjen si pjesë e operacionit për parandalimin e hyrjes së elementëve të kërkuar në territorin shqiptar.