Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë së Durrësit.
Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë 57-vjeçari Ilir Plaku, 57 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë Ilir Plaku është i dënuar në Itali me 12 vite burg, ku i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vite e 4 muaj burg vendosur nga Gjykata e Apelit të Cagliarit.
Informacion- Kapet dhe vihet në pranga një 57 vjecar i dënuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
57 vjecari i dënuar në Itali me 12 vite burg, ku i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vite e 4 muaj burg vendosur nga Gjykata e Apelit të Cagliarit.
Shërbimet e Operacionales të DVP Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas informacioneve të marra në rrugë operative për venndodhjen e një shtetasi në kërkim organizuan punën duke bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar Ilir Plaku, 57 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur njohjen e Vendimit penal të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Cagliarit e cila ka ndryshuar pjesërisht vendimin e datës 22.04.2008 të Gjykatës së hetimeve paraprake të Cagliarit duke e dënuar shtetasin Ilir Plaku me 12 vite burgim, për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga legjislacioni penal Italian.
Me vendim penal të datës 24.01.2022, Gjykata e Apelit ka vendosur lënien në fuqi të Vendimit penal nr.589 datë 29.06.2021 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Durrës. Shtetasit Ilir Plaku i mbeten për të vuajtur edhe 2(dy) vite e 4 (katër) muaj burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime te mëtejshme .



