Një shtetas 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij ku ai jetonte me qira prej disa vitesh, në lagjen Partizani, në qytetin e Elbasanit.
I ndjeri është identifikuar si shtetasi Halit Lleshanaku rreth 65 vjeç.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar autoritetet, pasi u shprehën të shqetësuar se 65 vjeçari nuk kishte dalë nga apartamenti këto ditët e fundit, dhe kur i kanë hapur derën kryesore e kanë gjetur të pajetë në korridorin e banesës.
Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ndodhur për shkaqe natyrale. Trupi i tij është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku do ti nënshtrohet autopsisë nga Mjekësisë Ligjore.