Kryetari i Partisë greke Demokracia e Re, pas një takimi me Kryeministrin grek vendosi për t’i dhënë mbështetje Qeverisë për krijimin e një konsensusi më të gjerë kombëtar për çështjen e emrit, njofton Almakos.
Kiryakos Mitsotakis pas takimit me Alexis Cipras, ka kritikuar mënyrën se si qeveria greke e menaxhon çështjen konkrete. Ai tha se lëshimet janë bërë pa përfitime konkrete dhe të pakthyeshme dhe Cipras, në vend që të krijonte një front të fortë kombëtar, e vendosi partinë në rend të parë dhe “në këtë mënyrë mbyll dritaren e mundësive që rrethanat ofruan për të përdorur”.
‘Mënyra se si po zhvillohen negociatat shkakton shqetësim serioz. Qeveria tashmë ka bërë lëshime pa marrë shkëmbime konkrete dhe të pakthyeshme për vendin tonë. Shumë mangësi serioze siç është çeshtja e amendamentit të Kushtetutës së vendit fqinj si një kusht i domosdoshëm për çfarëdo negociate atje, kjo dobëson linjën tonë kombëtare. Copëzimi i vendimit të pyetjeve të veçanta nuk mund të pranohet, sepse kjo direkt dëmton interesat e Greqisë”,thotë Micotaqis raporton Reuters.
Menjëherë pas deklaratës së udhëheqësit të Demokracisë së Re, reaguan nga Kabineti i Cipras. Ata thonë se pritej që “Mitsotakis të zgjedhë rrugën më të lehtë të papërgjegjshmërisë”.
” Vendi ka nevojë për pushtet që është i vendosur për të shkuar në rrugën e vështirë, për të mbrojtur interesat kombëtare dhe jo rrugën e lehtë drejt bllokimit, komenton Kabineti i Cisipras”, pas qëndrimit të shprehur të Mitsotakis.
Takimi mes Kryeministrit grek dhe Presidentit të Demokracisë së Re, zgjati 45 minuta. Mitsotakis u largua pa një deklaratë para Pallatit të Kryeministrit. Ai vendosi të jap qëndrimin e tij përmes kabinetit të tij në parlamentin grek./Almakos

